"Lugina e Preshevës" apo "Kosova Lindore", çka mendojnë qytetarët e Serbisë?
Duke folur për situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës, Zoran Stankoviq ka treguar edhe për termin që përdoret "Lugina e Preshevës" apo "Kosova Lindore".Ai në një intervistë për gazetën politika u shpreh se fatkeqësisht dikush në Beograd nuk e din gjeografinë dhe përdorë shumë atë shprehje.
“Çka të ju them kur 40% e qytetarëve të Serbisë mendojnë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja gjenden në territorin e Kosovës”, u shpreh Stankoviq, transmeton Titulli.com.
Stankoviq tha se sot ata pranojnë letra nga qarqe të caktuara dhe institucione në të cilën ata drejtohen sikur këto tre komuna gjenden në Kosovë./Titulli.com/